fbpx

Alarmante në Greqi/ Për të dytën ditë radhazi mbi 100 viktima nga COVID-19

Për të dytën ditë radhazi numri i viktimave nga Covid në Greqi është mbi 100 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit bëhet me dije se në vendin fqinj si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 103 viktima dhe kanë rezultuar pozitiv me Covid, 1498 qytetarë.

Sipas informacioneve vihet re një ulje e numrit të rasteve të reja në krahasim me ditët e fundit.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve  me Covid është 91,619 mes të cilëve kanë humbur jetën 1 630 persona.