fbpx

Alarmi i Kryeprokurorit italian, flet për Ndranghetan dhe mafien shqiptare

download-14.png

Kryeprokurori i Antimafias Italiane, Federico Calfiero De Raho, ka dalë sot në një konferencë dhe ka ngritur alarmin për mafien shqiptare.

Ai është shprehur se lidhjet mes trafikantëve shqiptarë të drogës e mafies kalabreze, Ndrangheta janë shumë të forta dhe se kokaina e cila trafikohet nga Shqipëria është në duart e Ndranghetas.

Sipas tij paratë i investojnë në lojërat e fatit.

Gjatë një konference me të gjitha strukturat e prokurorive italiane, ai ka theksuar fuqinë ekonomike të mafias italiane e shtirë pothuajse në të gjithë Europën dhe që përmes shoqërive offshore dhe investimeve në biznesin e lojërave të fatit, riciklon paratë e pista duke influencuar tregjet ekonomike kudo qofshin.

“Mafia kalabreze, Ndrangheta, tha ai, kontrollon një ekonomi të gjerë përmes trafikut të kokainës që mbërrin me tonelata nga Amerika jugore dhe hyn në Itali përmes porteve të Livornos, Gioa Taura, Napoli e Salerno, por dhe përmes porteve të Adriatikut në Shqipëri”, tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *