Alarmi për fshehjen e viktimave/ Rriten shifrat, shkon në 1383 numri i të vdekurve nga koronavirusi

f189b7b96e9ec7b124b36250a19fed5b_L.jpg

Koronavirusi kinez, i cili filloi në Wuhan të Kinës, tani është përhapur në të gjithë botën.

Gjatë 24 orëve të fundit shifrat janë rritur dhe raportohet se kanë humbur jetën një mijë e 383 persona dhe janë infektuar mbi 64 mijë të tjerë.

Megjithëse zyrtarisht raportohen 1383 viktima, janë hedhur dyshime se numri është më i lartë por është fshehur nga autoritetet kineze.

Mediat e huaja bëjnë më dije se Kina po fsheh numrin e vërtetë të personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Këto dyshime kanë lindur për faktin se Kina po i djeg trupat e personave të pajetë, duke mos lënë asnjë gjurmë.

Ndërkohë në të gjithë Kinën sipas “Metro” përmes imazheve satelitore tregohen nivele jashtëzakonisht të larta të dioksidit të squfurit mbi Ëuhan. Shkencëtarët pretendojnë se dioksidi i squfurit prodhohet kur trupat e pajetë digjen.

Shumica dërrmuese e rasteve dhe vdekjeve janë ende në territorin e Kinës, të përqendruar në provincën Hubei, nga të cilat Ëuhan është epiqendra.

Pjesa më e madhe e viktimave janë nga Kina, por të prekura janë edhe 27 vende të tjetra të botës.

Specialistë dhe shkencëtarë janë në ‘luftë’ me njeri-tjetrin duke punuar për një vaksinë kundër këti virusi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303