Alarmi që vjen nga Banka Botërore: Investimet e huaja do të tkurren

Investimet e huaja po bëhen gjithnjë e më të paktë në Shqipëri. Shqetësimin e ngre edhe Banka Botërore e cila në një parashikim jo optimist të sajin thotë se pritet që në fund të këtij vitit dhe gjatë vitit të ardhshëm këto lloj investimesh të jenë në nivelin më të ulët të 7 viteve të fundit.

Sipas BB përfundimi i investimeve në veprat e prodhimit të energjisë është shkaku kryesor për tkurrjen e investimeve të huaja në vendin tonë.

Sipas llogaritjeve të Bankës, Shqipëria renditet mes vendeve të Ballkanit që kanë nivelin më të ulët të investimeve të huaja për frymë. Më të lartën e ka Mali i Zi në 6700 euro për frymë, i ndjekur Serbia në 3700 euro, ndërsa shtetet e tjera përfshirë dhe vendin tonë nuk arrijnë të kapin më shumë se 2000 euro investime për frymë.

 

Lër një koment