Alarmohen serbët: ‘Shqipëria e Madhe’ po krijohet para syve tanë

vulin_0.jpg

Serbët po vihen gjithnjë e më shumë në alarm duke thënë se Shqipëria po krijohet para syve të tyre.

Për këtë çështje, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin thotë se Evropa po hesht përderisa ‘një Shqipëri e Madhe po krijohet para syve tanë’.

“Asnjë fjalë e vetme për këtë. Mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse dikush në Serbi do përmendte diçka të tillë. Një Shqipëri e Madhe është shumë e rrezikshme për Ballkanin”, është shprehur Vulin.

Ai ka thënë se çfarëdo që përkon me Serbinë lidhur me marrëveshjen me Kosovën do të përkrahet nga Rusia.

Sipas tij, Rezoluta 1244 është ende në fuqi dhe nëse dikush mendon se pa këtë rezolutë mund të gjendet zgjidhje e ka gabim.

“Është shumë e vështirë të shpjegohet rruga evropiane për shkak të politikës me standarde të dyfishta të Prishtinës. Ata vendosën tarifa ndaj produkteve të Serbisë për të cilat Evropa nuk po bën sa duhet presion”, ka thënë ai.

Vulin shton se nuk duhet të pranojnë të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës pasi me një gjë të tillë dëshmojnë se janë kundër vëllezërve serb./real-news.tv/

scroll to top