fbpx

Alarmohet klubi shqiptar, dy lojtarë me COVID-19, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Players of KF Vushtrria and KF Ferronikeli fight for the ball during Kosovo's superleague soccer match at Ferki Aliu stadium in Vushtrri, Kosovo, April 17, 2016. European soccer's governing body UEFA, without a president and with only an interim general secretary, holds its annual Congress which will vote on whether to allow Kosovo to become a full member. REUTERS/Agron Beqiri

Klubi shqiptar i Vushtrrisë është në alarm pasi dy lojtarë kanë shfaqur shenja të COVID-19 duke ngjallur ankth tek pjesa tjetër e skuadrës.

Sipas presidentit të klubit, Bajrush Kajtazi, dy lojtarët që kanë shfaqur simptoma janë zbuluar pas ndeshjes me Flamurtarin dhe për këtë arsye paniku është shumë i madh.

Gjithashtu ai është shprehur se 2 lojtarët janë izoluar, por shton se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. “Dy futbollistë janë me simptoma të Covid-19, për të dy e kemi mësuar këtë pas ndeshjes së fundit me KF Flamurtarin. Për momentin ata janë të izoluar por ne e kemi kuptuar vetëm pas ndeshjes, madje njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Ditëve në vijim pritet të testohen, por Federata e Futbollit të Kosovës duhet të marrë masa dhe të testohemi të gjithë, së bashku me dy klubet që jemi përballur dy xhirot e fundit, që janë KF Ballkani dhe KF Flamurtari”, u shpreh Kajtazi.