fbpx

Alban Ramosaj mohon se ka dhënë deklaratë për humbjen e Ronelës në gjysmëfinalen e Eurovision

albanramosaj_276968155_157281483402289_8591879144536368201_n-e1652272029747-780x439.jpg

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2022, Ronela Hajati nuk arriti që të kualifikohet në finalen e festivalit.

Në gjysmëfinale që u zhvilluar mbrëmë (e martë) në Torino të Italisë, Ronela dha një performancë të shkëlqyer të këngës “Sekret”, por nuk ishte e mjaftueshëm që të kualifikohej.

Pas kësaj, në disa media është raportuar se këngëtari Alban Ramosaj i cili doli i dyti në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ka dhënë një deklarata për përfaqësimin e Ronelës në Eurovision.

Madje këto raportime u shoqëruar edhe me një video-mesazh, duke aluduar se ishte deklaratë e Albanit.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtarit, i cili në një postim në Instagram ka mohuar të jetë deklaratë e tij, i cili tha se këto vetëm tentojnë që të ia dëmtojnë imazhin.

“Si duket qenkan disa individë që po tentojnë të më dëmtojnë imazhin duke shpifur opinione në emrin tim madje dhe duke imituar zërin tim publikisht. Janë deklarata të shpifura, të publikuara pa etikë dhe që vijnë nga nië komplot i udhëhequr nga individë të dështuar e të frustruar. Njoftoj se nuk kam asnjë lidhje me këtë sjellje të mjerë që vjen shpirtra të dëshpëruar dhe nuk përputhet me standardet e mia. Opinionet, mendimet dhe njoftimet e mia publikohen në llogarinë time zyrtare dhe unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi për asnjë publikim jashtë llogarive të mia zyrtare të mediave sociale. Fat i vështirë për urrejtësit. Grupi im ligjor është njoftuar për këtë situatë dhe po punojnë që të zbulojnë individët të cilët do përballen me çfarë ju takon, me meritë”, ka shkruar Ramosaj në status. 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303