17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Alban Skënderaj qetëson fansat për spekulimet e fundit

spot_img

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka sqaruar një herë e përgjithmonë, shkurt, pastër dhe pa gabime!

“Me sa duket ‘kujdes ça flet’ vlen edhe për mua që flas goxha pak në rrjete sociale. Meqë disa u bënë merak, nuk shkruajta që mbas mbrëmjes së sotme nuk do performoj më fare, por nuk performoj më për një kohë nëpër ‘clubet’ e Tiranës, kështu që doni s’doni më keni vërdallë nëpër evente e qytete edhe për ca kohë”, – ka shkruar këngëtari.

Pak ditë më parë qarkulluan lajme se Alban Skënderaj do të shkëputej nga muzika dhe shkaku ishte postimi i tij i fundit në Instagram ku tregonte eventin e rradhës dhe shkruante:

“Kjo do jetë performanca ime e fundit në Tiranë për një kohë të gjatë,”.

Kaq mjaftoi dhe lajmi u shpërnda me një shpejtësi të madhe.

Fansat e këngëtarit janë qetësuar pasi Albani reagoi menjëherë duke e hedhur poshtë mundësinë që s’do e shohim më në muzikë./real-news.tv/

 

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat