24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Alban Zeneli merr mandatin e Flamur Nokës

spot_img

Alban Zeneli do të jetë kandidati i radhës, i cili do marrë mandatin e deputetit, të lënë nga Flamur Noka.

I treti në listën e PD për qarkun e Kukësit, ai ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit. Ndërkohë sot KQZ pritet ti japë mandatin 6 kandidatëve, 3 nga PD dhe 3 nga LSI.

Në Berat Astrit Veliaj do të zëvendësohet nga Lefter Maliqi. Në Korçë Klevis Balliu do të zëvendësohtet nga Ligoraq Karamelo. Ndërsa mandatin e Gent Strazimirit do ta marrë Majlinda Halilaj e cila është renditur në numrin 47 në listën e Partisë Demokratike për kryeqytetin.

Sipas relacionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në datën 1 mars Halilaj ka paraqitur dorëheqjen nga marrja e mandatit, por tre ditë më pas po ashtu në KQZ ajo ka dorëzuar edhe formularin e dekriminalizimit duke, nisur procedurën e marrjes së mandatit.

Sa i përket LSI mandatin e Viktor Tushaj në Lezhë e merr Elda Hoti, e cila pavarësisht se ka dorëzuar dorëheqjen nga marrja e mandatit ka paraqitur edhe formularin e dekriminalizimit.

Në Durrës mandatin e Nora Malaj e merr Edlira Hyseni dhe në Gjirokastër në vend të Vangjel Tavos e merr Ediola Braha.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat