Albana Osmani në kopertinën e Revistës Franceze

albana-osmani.jpg

Duket se sukseset për moderatoren shqiptare, Albana Osmani nuk kanë të ndalur.

Sukseset e saj jo vetëm si një profesioniste në fushën e gazetarisë por edhe në bamirësi i kanë kaluar kufijtë.

Emri i saj është lakuar nga mediat e huja për iniciativën e saj falë projektit të “You are a sun flower”, ose “Ti je një luledielli”.

Para disa kohësh Albana ishte në kopertinat e revistave prestigjoze gjermane dhe londineze ku ka folur për fondacionin “Ti je një luledielli”.

Kësaj rradhe Albana është shfaqur në një nga revistat e njohura kulturore, në Francë “Utopian Magazine”.

“Faleminderit profesorit tim @ardianisufiart për gjithë energjinë e Akademisë së Arteve që na e dha në shpirt! E falenderoj dhe për gjithë mbështetjen e tij në çdo hap timin”, shkruan ndër të tjera Osmani, pranë fotos së publikuar.

Albana na ka treguar se është jo vetëm një profesioniste në moderim, bamirësi por edhe në pikturë pasi ajo ka përfunduar “Akademinë e Arteve”./real-news.tv

scroll to top