fbpx

Albërije Hadërgjonaj në zi! Këngëtarja humb njeriun e dashur

allll.jpg

Albërije Hadërgjonaj ka humbur një njeri shumë të shtrenjtë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hadërgjonaj shkruan se po kalon një moment të vështirë në jetën e saj, pasi kushëriri, të cilin ajo e konsideronte vëlla, është ndarë nga jeta.

Sipas postimit të publikuar, kuptohet që kushëriri i Hadërgjonajt është Alberti dhe është aksidentuar me motor për vdekje.

“Sot eshte dite zije per gjithe familjen. Sot humbem sheqerin e familjes  Une nuk mundem ta besoj dhe ta pranoj kte humbje. Alberti eshte djali i vajzes se dajes por per mua ishte shoku me i mire  Sa her mblidheshim ne ver gjat pushimeve verore ne te dy kishim nji mision. Ti gezonim te gjithe e ne menyre te veqant nenat tona qe na rriten jetim! Alberti sa shume u luta per ty  Ta kaloje dhe te sheroheshe  Por Zoti te mori ndoshta per ti lehtesuar dhimbjet.. Miqt e mi Alberti pati nji aksident me motorr dhe fati i keq i tij u lendua shuuume.. Mjeket në Zvicerr ben gjithecka ta shpetonin por nuk paten sukses. Ju lutem kini kujdes me makina dhe rrini larg motorreve! Une dua ti ngushelloj familjen ,nanen qe te rriti me shuuume halle,motrat qe te paten driten e synit,vllaun qe ja ke tha krahet miq e dashamir te Albertit. Me lot ne sy po them lamtumir. Zoti te shperbleft me parajs,”- shkruan Hadërgjonaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303