fbpx

Albi Nako zbulon arsyen e ndarjes me Klaudian…

nako.jpg

Albi Nako ka treguar së fundmi se është shumë i lidhur me kafshët.  Në “Opinion” ai ka deklaruar se në fshat është rritur me kafshët. “Unë jam rritur edhe në fshat. Kur kam qenë i vogël, më ka kaluar një nëpërkë tek kofshët dhe e kam parë, jam mpirë, nuk kam lëvizur. Bëri rrugën e vet nga kofsha tek pulpa dhe iku. Me kalimin e viteve, u futa të studioj këtë zvarranik të çuditshëm, që edhe feja e ka dënuar duke i vënë lloj-lloj epitetesh“, rrëfeu ai.

Më tej ai tregoi se para 10 vitesh kishte blerë një gjarpër piton dhe e kishte futur kontrabandë në Shqipëri, pasi nuk lejohet. Ai tha se e kishte marrë të vogël dhe e kishte vendosur në akuarium, ndërsa maksimumi kishte arritur deri në 2 metër para se të ndërronte jetë vitin e kaluar.

“Mamaja u tmerrua dhe tha djali iku. Nuk është mirë. E kam mbajtur edhe në krevat unë. Nuk është se e kisha bashkëshorte jo. Por vija unë në darkë në shtëpi, doja t’i kushtoja kohë dhe e merrja dhe një herë kam qenë përmbys duke parë televizor dhe më ka zënë gjumi fiks siç është ajo shprehja me gjarprin në gji. Kështu kulaç komplet. Ishte nën mua. Nuk reagonte fare”, tregoi Albi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303