Albian Ajeti drejt Anglisë

Albian-Ajeti.jpg

E ardhmja e Albian Ajetit sipas të gjitha gjasave do të jetë në Angli. Duke iu referuar lajmeve që raportojnë mediat në ishull, sulmuesi i Baselit do të transferohet në Angli por nuk dihet ende se te cila skuadër West Ham apo West Bromwich Albion.

Të dyja klubet kanë arritur akordin me Baselin për të blerë kartonin e lojtarit për shumën e 10 milionë eurove, por tashmë topi kalon te talenti shqiptar i cili luan për përfaqësuesen e Zvicrës. Do të jetë vetë vëllai i mbrojtësit të kombëtares kuqezi Arlind Ajeti ai që do të vendosë se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm mes West Ham dhe West Bromwich.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303