Albin Kurti bën gjestin e madh, çmendet Aleksandër Vuçiç

Ambasadori i ri britanik në Kosovë, Nicholas Abbot, u takua të martën me liderin e partisë fituese të zgjedhjeve të 6 Tetorit, Albin Kurtin.

Mes Kurtit e Abbot në këtë takim ishte i vendosur flamuri i Shqipnisë dhe jo i Kosovës, shteti ku Kurti synon postin e shefit të Qeverisë.

Ky detaj e ka shqetësuar së tepërmi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka shkruar një pyetje për ambasadorin britanik.


“Pyetje për ambasadorin e Britanisë në Prishtinë: Cilat zgjedhje i ka fituar Kurti, në cilin shtet? Po ashtu, flamuri përballë të cilit qëndroni ju, cilit shtet i përket? Do të vazhdoj të bëj këtë pyetje derisa të marr përgjigje”.