Albin Kurti në Francë, ende nuk dihet arsyeja e vizitës

Kreu i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke zhvilluar një vizitë në Francë, por që ende nuk agjenda apo motivi i vizitës së tij.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i VV-së për Informim, Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se pas vizitës ky subjekt politik do të dalë me një komunikatë ku do të bëhen të ditura detajet e vizitës së Kurtit.

Kujtojmë se nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit nga ana e KQZ-së, LVV ka dalë subjekti më i votuar politik me 26,159 për-qind.

Të dyja partitë më të votuara, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë deklaruar se janë në pritje të shpalljes së rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së, për të filluar bisedimet për formimin e një koalicioni; ndërkohë që grupet e punës të të dyja subjekteve janë duke zhvilluar takime të shpeshta p♪7r të rënë dakord për krijimin e qeverisë së re.