Albin Kurti në Tiranë për të festuar fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit

Qendra e Vetëvendosjes në Shqipëri ka lajmëruar se ditën e diel në orën 19:00, do të zhvillohet në Tiranë një festë për fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet e Kosovës.

Albin Kurti do të jetë i pranishëm në këtë festë, e cila do të mbahet në afërsi të zonës së pedonales në qendër, ku ai do të mbajë dhe një fjalim përpara të pranishmëve.

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë. Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti.

Ju mirëpresim ditën e diel, më 20 tetor, ora 19:00, te Bar Kinema Millenium, pranë pedonales në qendër të Tiranës”-thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.