fbpx

Albin Kurti ofron zgjidhjen e madhe për Kosovën dhe Shqipërinë

kurtiii.jpg

Kreu i VV, Albin Kurti, thotë se Kosova dhe Shqipëria do të gjejnë qetësinë kur politikanët e tyre përfaqësues të dalin nga shtresa e mesme.

“E vetmja zgjidhje për mirëmbajtjen e demokracisë është politikani që vjen nga klasa e mesme.Nuk jam kundër biznesmenëve që hyjnë në politikë por jam kundër që politikanët të bëhen biznesmenë. Politikanët ndërshqiptarë janë bërë njerëzit më të pasur. Politika nuk është biznes, është përfaqësim dhe shërbim. Ministër nga latinishtja do të thotë shërbëtor, kryeministër do të thotë kryeshërbëtor.Edhe në Shqipëri dhe në Kosovë, politikanët ti kemi nga klasa e mesme. Politika është shërbim, jo sundim dhe  jo pasurim.”

Duke folur nga Fakulteti i Shkencave Sociale në Tiranë, Kurti tha se ka ardhur koha për një “pranverë shqiptare”./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303