fbpx

Albin Kurti premton të integrojë emigrantët në Kosovë

albin-kurti-2.jpg

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar se do të integrojë diasporën brenda shtetit të Kosovës.

Në fjalën e tij në “Kongresin e dytë ekonomik, Unioni i Bizneseve shqiptaro-gjermane në Gjermani”, Kurti ka thënë se emigrantët duhet të vazhdojnë kontributin e tyre për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Ju nuk na sillni vetëm para. Ju sillni ide, kulturë e shkathtësi që i merrni nga vendet më të zhvilluara e nuk i kemi në vendin tonë. Entuziazmi i parë është përdorur për kthimin e refugjatëve në vatrat e tyre dhe rindërtimin e shtëpive të djegura, shkatërruara apo të dëmtuara nga Serbia. Entuziazmi i dytë, i shpalljes së pavarësisë, është shprehur në njohjet e më pastajme ndërkombëtare dhe gjithashtu në iniciativat e ndryshme ekonomike. Entuziazmi i tretë duhet të jetë entuziazëm për zhvillim ekonomik të qytetarëve të Republikës, të diasporës mbarë, sepse ju jeni jashtë shtetit e brenda kombit, e tash, me këtë entuziazmin e tretë e posaçërisht të vërtetë, do të mbeteni brenda kombit e do t’ju risjellim edhe brenda shtetit”, ka thënë Kurti i cili i ka premtuar votuesve të diasporës se do të mundësojë që ata të votojnë në ambasada e jo me postë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303