Albin Kurti takohet me Hahn në Bruksel

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe kandidat për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn”.

Në një postim në Twitter, Hahn ka shkruar se ka pasur shkëmbime interesante të pikëpamjeve për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë dhe rajon.“U pajtuam se reformat evropiane janë rruga e vetme për të ofruar perspektivë për qytetarët e Kosovës, sidomos për të rinjtë”, ka thënë Hahn, i cili shtoi se “normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësor për të ardhmen evropiane të Kosovës si dhe për perspektivën evropiane të të gjithë rajonit”.

“Pres që qeveria e re të vendosë këto objektiva në zemër të programit të saj”, ka thënë ai.