Albin Kurti takohet me Isa Mustafën për qeverinë e re

mustafa-kurti-1.png

Sipas mediave kosovare, Albin Kurti dhe Isa Mustafa po zhvillojnë një takim. Kreu i LVV-së Albin Kurti përfundoi një mbledhje me kryesinë e partisë së tij dhe e paralajmëroi një takim me Mustafën.

Takimi i sotëm vjen pas ofertës që Albin Kurti i bëri dje LDK-së lidhur me koalicionin qeverisës.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Kurti i bëri ftesë LDK-së që të emëronte pozitat e saj në qeverinë Kurti pasi emëroi ministrat e saj dhe zëvendëskryeministrin.

Gjithashtu, veç ofertës publike në lojë është edhe ultimatumi Hashim Thaçit, i cili do deri nesër një emër për kryeministrin e ri të Kosovës. Fill pas këtij takimi pritet të sqarohen shumë pikëpyetje që kanë përfshirë këto tre muaj politikën kosovare. Nëse do e pranojë LDK ofertën ‘5+1’ të Albin Kurtit si dhe a do çojë nesër LVV një emër për kryeministër apo vendi do shkojë pas atyre të 6 tetorit, në zgjedhje të reja.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303