fbpx

Aleatët e vënë Bashën me ‘shpatulla pas murit’, kërkojnë marrëveshje me kushte…

aleta.jpg

Ndryshime kushtetuese për të evituar krizat. Pas 18 tetorit, opozita do të dalë në sheshe, pasi nuk duam që Qeveria të fajësojë opozitën për mos hapjen e negociatave.

Kështu u shpreh kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, një ditë pas takimit të partive opozitare në Ishëm të Durrësit.

Aleatët e PD-së, PR dhe LZHK janë gati për një marrëveshje dhe madje po përgatisin një platformë për bisedime.

Pa saktësuar se me kë do të bëhet kjo marrëveshje, aleati i Bashës, ish-deputeti Shehi është shprehur se janë gati për një marrëveshje me kushte.

“Jemi gati për një marrëveshje me kushte. Po përgatisim një platformë për të hyrë në bisedime.

Duhen ndryshime kushtetuese, për të evituar krizat. Duhen rregulluar deformimet në sistemin e drejtësisë. Duhet të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor”, ka theksuar Shehi.

Nga ana tjetër ai është shprehur se qëllimi i platformës është një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira.

Ndërkohë, kreu republikan Fatmir Mediu tha se duhet institucionalizuar qëndrimi opozitar.

Dy aleatët e Bashës shprehen se do të njohin ndërkombëtarët dhe shqiptarët lidhur me draftin e propozuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303