Aleati i Bashës tregon planet: PD e bashkuar me negativët e Ramës, do hapet fusha e lojës…

shehiii.jpg

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka deklaruar së fundmi se opozita do të jetë e bashkuar për aq kohë sa do të jetë Rama në pushtet dhe se pas largimit të tij duhet të riformatohet nga brenda për të larguar “të korruptuar” apo ata që janë konsumuar. Ai ka theksuar se sa të jetë Rama në pushtet do të mbyllin “sytë”.

“Opozita për sa kohë që të jetë Rama, do jetë e bashkuar edhe me negativët e tij. Ditën që do rrëzojmë Ramën, që do hapet fusha e lojës, gjykoj që opozita e ka për detyrim që të reflektojë brenda vetes, se si mund të përmirësohet sistemi, sesi duhet të largohen njerëz që janë konsumuar edhe një frontin opozitar. Kur është Rama në pushtet, do mbyllim “sytë”. Nuk na intereson që Rama drejton socialistët, le t’i mbysë në dru, t’i bëjë legena më shumë nga sa i ka bërë, por s’e duam kur drejton Shqipërinë”, tha Shehi.

Ai më tej ka theksuar se Basha ka bërë gabim që ka deklaruar se do t’i ndalojë zgjedhjet e 30 qershorit.

“Basha gabonte kur thoshte se do t’i ndalojmë ne. S’kishte zgjedhje, por vetëm votime. Zgjedhjet i ‘ndaluan’ qytetarët që nuk morën pjesë në zgjedhje. Ato që janë sot në parlament, nuk janë më në opozitë”, tha Shehi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303