fbpx

Alfred Lela rrëfen: Ja pse i hoqa pantallonat përpara kryeministrit

Gazetari dhe analisti i njohur në vend, Alfred Lela, i cili ishte një nga të dhunuarit e policisë më 17 maj, kur u shemb Teatri Kombëtar, u vu serish në qendër të vëmendjes dje nnë mbrëmje pasi përballë kryeministrit Rama, në shenjë revolte Lela hoqi pantallonat për t’i treguar kreut të qeverisë dhunën që policia kishte ushtruar.

Në një intervistë të dhënë sonte në Ora Neës, Lela tha se veprimin e bëri edhe për ti treguar kryeministrit Rama që qeverisë i kanë rënë pantallonat.

“Kryeministri po refuzonte çdo gjë dhe me cinizëm dhe arrogancë. Megjithëse duket pa etike, por kur bëhesh i pafuqishëm, në mungesë të një fuqie për ta thënë dhe për ta besuar dikush atë ngjarje detyrohesh të bësh një akt jashtë të zakonshmesh. Por ishte dhe simbolike, për të thënë, ja fytyra e shtetit, e cila nuk mundet të marrë as përgjegjësitë përballë shtetasve të vet, të cilët i ka për detyrë ti mbrojë. Edhe nëse dikush në depresion ose në një tronditje psikike shkon për të vrarë veten shteti shkon për ta shpëtuar. Edhe nëse ne ishim fajtorë, shteti duhet të na mbronte. Ishte simbolike gjëja, që shtetit i kanë rënë pantallonat. Për të thënë që ju jeni pa pantallona sepse dilni në mes të natës për të shembur një ndërtesës  që është e shtetit, e shqiptarëve. E kanë ndërtuar pushtuesit dhe e shembin çlirimtarët po themi”, tha ndër të gazetari Alfred Lela.