Alfred Peza jep mesazhin e rëndësishëm nga PS

Sekretari për mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza ka reaguar në lidhje me zgjedhjet për delegatët socialist.

Peza nga deklarata për media ka thënë se kjo ditë ishte një ditë e rëndësishme për sistemin demokratik, pasi për herë të parë është zbatuar votimi elektronik dhe online.

‘Kjo ditë ishte një ditë e rëndësishme për sistemin demokratik në Shqipëri. Pasi për herë të parë është zbatuar votimi elektronik dhe online. Dua të them që gjatë këtij procesi nuk ka pasur asnjë problem nga ora 08:00 që ka filluar. Të gjithë socialistët i janë drejtuar qendrave të votimi. Nga ana tjetër ka thyer edhe një rekord pasi ka pasur një pjesëmarrëse të lartë të vajzave, në kuadër të barazisë gjinore. Inkurajoj të gjithë votuesit të vazhdojnë procesin në qendrat e votimit’, tha Peza.