fbpx

Alibeaj bën deklaratën e fortë për PD dhe zbulon 2 mënyrat për nxjerrjen e partisë nga kriza

alibeaj-3-770x435.jpg

Demokrati Enkelejd Alibeaj ka  bërë deklarata të forta në emisionin ‘Opiniom’. Ai ka deklaruar se brenda PD ka një krizë dhe për zgjidhjen e saj ka dy mënyra: Gjykata dhe mësymja e selisë së Partisë Demokratike “kaçakshe”.

“Ka dy mënyra për zgjidhjen e krizës, mënyra e parë është që do shkojnë në Gjykatë. Të gjithë ato pretendime, të cilat në fund vetëm Gjykata mund t’i verifikojë, nëse i verifikon, atëherë hyn në fuqi. Ka edhe një mënyrë tjetër, të mësysh selinë e Partisë Demokratike kaçakshe, ajo që ndodhi sot. E kupton?”, u shpreh Alibeaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303