fbpx

Alibeaj për Ballën: Dështuat të përdorni prokurorinë si helm

Alibeaj-768x512.jpeg

Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur akuzave të kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla për kreun e PD-së Lulzim Basha.

Taulant Bego dhe Edi Avdylaj janë mërzitur shumë. Përpjekja për të përdorur prokurorinë në ngritjen e akuzave qesharake, të cilat ua hodhën me shpejtësi si helm shqiptarëve dhe partnerëve, u kanë dështuar. Asnjë sajesë dhe askush nuk i pastron dot nga bashkëpunimi me krimin në blerje votash, në marrje, ndarje dhe përfitim pushteti. Largimi i bandës që ka marrë peng vendin, është më jetik se kurrë për t’i hapur rrugën Shqipërisë si Europa dhe për të ndalur rikthimin e izolimit të vendit. Asnjë hap pas! Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqipëria si Europa ✌✌✌”, shkruan Alibeaj në Facebook.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303