fbpx

Alicia Keys paralajmëron albumin e ri ‘Alicia’

jjhkkk.jpg
Këngëtarja ka zbuluar titullin e albumit të saj të 7-të të ardhshëm në studio’ ALICIA’. Gjatë një interviste me Billboard , ajo zbuloi se vijimi i 2016-s i Here do të arrijë në vitin 2020 së bashku me autobiografinë e saj, More Myself: A Journey , e cila do të bëhet në pranverë.

Të punosh për të dy ishte “terapia më e mirë që kam pasur ndonjëherë”, tregon Kejsi për revistën. “Unë përfundova duke qenë në gjendje të shoh momentet që gjërat ndryshuan”.

Deri më tani, nga ky album janë lansuar disa këngë, duke përfshirë “Time Machine” dhe “Shoë Me Love” të ndihmuar nga Miguel, së bashku me një remix me 21 Savage.

Kujtojmë që 15 herë fituesja e çmimit Grammy do të udhëheq edicionin e sivjetmë të ‘Grammy Awards’ për herë të dytë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303