fbpx

Alizoti nuk është kunati i “Babales”?! Çfarë ndodhi sot në seancën gjyqësore

babalja.png

Agron Xhafaj dhe Albert Veliu

Arrest me burg vendosi Gjykata për Krime të Rënda ndaj Fredi Alizotit, duke lënë në fuqi masën e arrestit.  Fredi Alizoti sipas prokurorisë ka qenë njeriu që ka bërë zërin e Agron Xhafajt në përgjimin audio, ku pretendohet se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është i përfshirë në pazare droge.  Sipas organit të akuzës audio-përgjimi rezulton një montazh, ndërkohë që Alizoti është kunati i Albert Veliut, njohur si “Babalja”, personi që në audio bën biseda telefonike me të pretenduarin Agron Xhafa.

Në dosjen e prokurorisë del se Fredi Alizoti që komunikon në telefon me kunatin e ti, por edhe policinë e Fierit dhe i tregon se kishte qenë ai që kishte marrë përsipër të bënte zerin e Agron Xhafajt në këmbim të 100 mijë eurove.

Megjithatë avokati i tij tha se masa e sigurisë “arrest me burg” për klientin e tij nuk është e justifikuar.

Po për të njëjtën çështje, Krimet e Rënda la në fuqi edhe masën “Detyrim Paraqitje” për gazetarin Jetmir Olldashi, gazetari i cili bëri regjistrimin e materialit audio.

Gjatë seancës, avokati i gazetarit Jetmir Olldashi, Çlirim Gjata,  ka kërkuar që Krimet të shpallin moskompetencë për çështjen, kërkesë e cila u rrëzua nga gjyqtarja Liljana Baku.

Pas seancës, në një prononcim për mediat Gjata dhe avokati tjetër i Olldashit u shprehen se elementët e veprës penale për të cilat akuzohet klienti i tij, nuk eksitojnë, pasi ai thjesht po kryente një investigim për drogën në qytetin e Vlorës dhe se nuk kishte rëndësi ku e kishte botuar këtë përgjim, tek PD, apo në një media.

Ndër të tjera Çlirim Gjata deklaroi se: “Nëse procedura e marrjes së kampionit të zërit nuk është e rregullit, bie prova”.

Alizoti nuk dha asnjë shpjegim përballë trupës gjykuese, duke u shprehur se i qëndronte deklarimeve që kishte dhënë. Po ashtu avokati i Fredi Alizotit mohoi që klienti i tij të ishte kunati i Babales.

Me aq sa di nga marrëdhëniet e tyre, Fredi Alizoti nuk është kunati i Albert Veliut. Nëse kanë lidhje miqësore apo armiqësie do të dalë në fund të hetimit”, – tha ai.

Në dosjen  e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku thuhet se Fredi Alizoti, thuhet se kunati i Albert Veliut i quajtur ndryshe “Babale” ka pranuar se ka imituar zërin e Agron Xhafajt dhe për këtë shërbim ai sëbashku me ‘Babalen’ do paguheshin 200 mijë euro nga deputeti i PD, Ervin Salianji.

Fredi Alizoti sot ne seancen gjyqesore

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *