Alketa Vejsiu ja arrin qëllimit, lajmëron se do të prezantojë ‘Sanremo 2020’

Pak më parë Alketa Vejsiu ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin më të rëndësishëm të karrierës.

Ajo ka treguar se do të jetë prezantuese e festivalit ‘Sanremo 2020” krah figurave më të rëndësishme në Itali.

Ajo është bashkë me shumë figura të njohura si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno dhe shumë të tjera.

“Po qaj me lot gëzimi! Është dita më e lumtur e karrierës time! Faleminderit Shqipëria. Faleminderit Italia. Çfarë nderi. Nuk mund ta besoj”, shkruan Alketa mjaft e entuziasmuar në Instagram.

Këtë vit festivali i rëndësishëm i muzikës në Itali “Sanremo” do të mbahet nga data 4 deri në 8 shkurt.

Mediat italiane kanë shkruar për përzgjedhjen e prezantueses shqiptare dhe thonë se ajo përveçse e bukur është perfeksioniste dhe meriton te jetë krah emrave të rëndësishëm.