fbpx

Alketa Vejsiu rikthehet në Sanremo por jo si prezantuese

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu duket se do të jetë sërish pjesë e festivalit të famshëm të Sanremos në Itali.

Këtë vit moderatorja shqiptare bëri bujë me pjesëmarrjen e saj në Festival, në një nga netët duke qenë ‘partnerja’ e Amadeus në skenë.

Bashkë me të ishin dhe figura të tjera të njohura, mes tyre dhe Georgina Gio, partnerja e Cristiano Ronaldos.

Sipas Optimagazine, Alketa Vejsiu kësaj radhe nuk do të marrë pjesë në një nga 5 netët e saj si partnere në skenë e prezantuesit dhe drejtuesit artistik të Sanremos, Amadeus por me një tjetër rol.

Ende nuk bëhet i ditur çfarë roli do të ketë ajo, por tashmë me shumë mundësi Alketa Vejsiu do të marrë pjesë në 2021 në Sanremo, me një rol të vetin.