Alketa Vejsiu rrëfen si u njoh me bashkëshortin: “E njoha kur do blija shtëpi, ai ishte ndërtuesi”

al-1-e1558191523484-840x440.jpg

Moderatorja shqipatare Alketa Vejsiu njihet për mbrojtjen hermetike lidhur me jetën e saj personale.

Por së fundmi moderatorja është shprehur lirisht në një intervistë për revistën italiane “Oggi”.

Vejsiu ka zbuluar se ajo dhe partneri, me të cilin ka 15 vite diferencë, janë njohur kur ajo ishte 20-vjeçe, në një periudhë shumë të rëndësishme për jetën e saj.

“E njoha kur vendosa të blija shtëpi për prindërit. Isha 20 vjeçe. Në atë kohë bëja dy punë që të më dilnin paratë për kredinë. Ai ishte ndërtuesi i pallatit që kisha zgjedhur për ta. Lamë një takim dhe mbaj mend që kur u ulëm, ai hoqi syzet dhe unë pashë ata sytë të kaltër të paparë. Për nëntë muaj, deri në pagesën e këstit të parë nuk ndodhi asgjë. Më pas nisi historia jonë  e bukur e dashurisë, historia e jetës sime.”

Gjithashtu, Alketa ka dhënë dhe detaje mbi rolin e saj si nënë e dy fëmijëve, për privatësinë e së cilëve është kujdesur në maksimum.

“Jam një nënë pop, ndonjëherë bëhem fëmija i tretë ei shtëpisë. Nicol tashmë është 13 vjeçe dhe më pëlqen që është shoqja ime e ngushtë. Çmendem pas tim biri Lionel që më ngjan shumë. Është shumë i ëmbël, spontan dhe plot energji.”-ka rrëfyer Vejsiu.

Alketa është e martuar me  biznesmenin Ardian Nelo dhe sëbashku kanë dy fëmijë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303