Policia Rrugore e kryeqytetit ka vijuar kontrollet parandaluese duke verifikuar sjelljen e përdoruesve të rrugës, kryesisht në raport me shpejtësinë dhe përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjetit.
Nga kontrollet e alternuara në rrugët interurbane dhe urbane, janë evidentuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh, kryesisht ato mbi normat e lejuara të shpejtësisëdhe drejtimi i mjeteve nën efektin e alkoolit.
Si rezultat i kontrollit policia ka pezulluar 23 leje drejtimi si edhe ka arrestuar 3 shoferë të dehur.
11 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi që varionin nga 139 km/h deri në 176 km/h, ndërsa 12 të tjera për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Po klshtu 3 drejtuesit e mjeteve janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur deri në masën 0.71 mg/l.