fbpx

“Allahu na bashkoftë në Xhenet”. Mesazhi prekës i kolegut për Mjekun Demrozi: Një tjetër koleg bie në krye të detyrës nga Covid

cov.jpg

Një tjetër humbje e madhe për bluzat e bardha kjo e sotmja, ku mjeku nga Kavaja Mehmet Demrozi, i cili ishte në intubim prej disa ditësh ka ndërruar jetë.

Një mesazh i ndjerë për këtë humbje ka ardhur nga kolegu i tij, Drin Bardhi. Ky i fundit ka shprehur ngushëllimet për mikun e tij.

“Një tjetër koleg bie në krye të detyrës nga Covid. Megjithëse në pension, ju përgjigj thirrjes dhe nevojës së spitalit Kavajë për të vazhduar punën si neuro-psikiatër. Të qoftë dheu i lehte Dr.Meti. Allahu na bashkoftë në xhehnet!”- shkruan Bardhi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303