Almeda dhe Tolgahan bëjnë gjestin që çdo shqiptar do ta donte në kohën e koronavirusit

Gjesti i Almeda Abazit dhe Tolgahan është vërtet për tu vlerësuar.

Mediat turke shkruajnë se ata u kanë ardhur në ndihmë 9 familjeve duke mos u kërkuar qiratë e shtëpive.
Almeda dhe Tolgahan kanë në pronësi 3 shtëpi në Amerikë, 4 në Turqi, të cilat i kanë me qira megjithatë për disa muaj nuk do të marrin asnjë para.

Çifti po përpiqet të japë ndihmën e tyre me aq sa munden dhe veprimi është për t’u marrë shembull.