Lajm i bukur vjen nga aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman dhe aktorja shqiptare Almeda Abazi.
Dyshja do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë!
Lajmin e ka konfirmuar vetë aktori i cili ka publikuar në rrjetet sociale teksa krahas fotos shkruan:
“Dhurata më e madhe, momenti më i bukur! S’mund të jem më i lumtur!”
Edhe Almeda nuk ka mundur ta mbaj dot të fshehtë teksa shkruan:
“Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj, i vogli/e vogla!”
Almeda dhe Tolgahan janë gjithashtu prindër të një vogëlushi të quajtur Efehan, i cili shumë shpejt do të bëhet me motër ose vëlla.