fbpx

“Alo i vrava 3 fëmijët e mi…”. Telefonon policinë, mamaja rrëfen krimin makabër

Një ngjarje vërtetë e tmerrshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vjenë ku mamaja ka vrarë 3 fëmijët e saj.

Policia austriake po heton vdekjen e tri vajzave të vogla, mes tyre edhe një foshnjë vetëm disa muajshe, të cilat u gjetën pajetë në një shtëpi në Vjenë.

“Një grua 31-vjeçare telefonoi policinë në 5.20 të mëngjesit të Shtunën duke thënë se ajo kishte vrarë fëmijët e saj dhe donte të vriste veten”, tha policia e Vjenës.

Oficerët shkuan në një apartament në rrethin e Donaustadt ku arrestuan gruan e cila u gjet me disa plagë.

Trupat e tre fëmijëve, të moshës nëntë dhe tre vjeç dhe një tetë muajsh, u gjetën pajetë në vendin e ngjarjes.

Hetimet vazhdojnë ndërsa oficerët pritet të marrin në pyetje 31-vjeçaren. Shkaku i ngjarjes është ende i panjohur, tha policia.