Aloe vera është përdorur prej kohësh si një mënyrë për të qetësuar dhe për të shëruar djegiet apo edhe plagët. Ky xhel, i cili përftohet nga bima e aloe verës përmban vitaminat A, C, E, acid folik, B1, B2, B3, B6. Ajo është gjithashtu një nga bimët e pakta që përmban vitaminë B12. Ky xhel i fuqishëm gjithashtu përmban minerale si kalcium, magnez, zink, krom, selen, natriumi, hekuri, kaliumi, etj.
Për shkak se qerpikët janë qeliza që për t’u rritur varen nga një trup i shëndetshëm, atëhërë të gjithë përbërësit e mësipërm luajnë një rol kritik në këtë proces.
Për të përfituar nga përdorimi i saj, merrni një shkop të pastër rimeli dhe zhyteni brenda gjethes së aloe vera. Aplikojeni në qerpikë, njësoj sikurse do të lyenit qerpiket dhe mbajeni përgjatë të gjithë natës dhe më pas shpëlajeni me një leckë të ngrohtë në mëngjes. Kthejeni këtë në një zakon të përditshëm për 1-2 muaj.

