fbpx

Altin Lala: Jemi në bisedime me disa skuadra për Rashicën

Skuadra Werder Bremenit është në një pozitë të vështirë në Bundesligë dhe në rast rënieje nga kategoria do të jetë e detyruar të shesë “yjet” e saj, për të mbijetuar ekonomikisht. Ndoshta lojtari më i shtrenjtë te Bremeni është Milot Rashica, menaxheri i të cilit, Altin Lala, konfirmoi bisedimet me disa skuadra. “Ylli” i Kosovës nga vlerësohet nga “transfermarkt.de” 35 milionë euro.

“Ka palë të interesuara dhe ka pasur edhe diskutime,” – theksoi Lala, i cili ka qenë pjesë e Hannover 96 si futbollist profesionist për shumë (e përfundoi karrierën e tij në vitin 2012 në ekipin e dytë të FC Bayern Munich). – “Duhet të jemi të përgatitur për të gjithë skenarët”.

Një transferim i Rashicës, kontrata e të cilit në Bremen zgjat deri në vitin 2022, mund të sjellë shumë para për skuadrën veriore. Sidoqoftë, Lala nuk i zbuloi emrat e skuadrave që duan Rashicën.

Eksperti i Sky, Dietmar Hamann, kohët e fundit i rekomandoi Bayernit të blinte të Rashicën në vend të “yllit” të Manchester City, Leroy Sané: “Nëse do të donit të merrnit një lojtar, mund të shikoni te Bremeni. Rashica sigurisht që do të ishte një opsion më i lirë (se Sane)”, – tha Hamann.