fbpx

“Aludime dashakeqe nga aktorë mediatikë”, me kë e ka Sandër Lleshaj?

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka treguar sot në Kuvend për një paketë ligjore për regjistrimin e vendbanimit të gjithë qytetarëve. Më tej, ai ka shtuar se kjo paketë ka munguar deri më tani.

“Ministria e Brendshme do të paraqesë një paketë të plotë iniciativash ligjore të cilat do të pamundësojnë mbijetesën në Shqipëri për një njeri që nuk ka të regjistruar vendbanimin. Pra, ne do të sjellim një paketë që kushtëzon çdo lloj shërbimi në Shqipëri me pasjen e një adrese të përditësuar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Mungesa e këtij përditësimi do i bëj qytetarët të mos marrin shërbime elementare: Shkolla, spitali, banka”, tha Lleshaj.

Ministri ka sqaruar më tej se deklaratat për ndryshimin e vendit të votimit të zgjedhësve janë aludime dashakeqe dhe të pavërteta.

“Aludime dashakeqe, dhe të pavërteta. I kam dëgjuar me përbuzje, aludime të papërgjegjshme të bëra nga aktorë mediatikë dhe politikë. Si përpjekje për alibitë e radhës, për humbjen e radhës”, tha ministri.