fbpx

Amarda Toska: “Shumë mirë që reagoni ndaj racizmit, por reagoni në fillim për përdhunimet…”

Ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe në botë duket se kanë shkaktuar mjaft reagime tek njerëzit duke përfshirë edhe personat publikë.

Abuzimi seksual i minorenes i cili tronditi mbarë opinionin publik dhe ngjarjet e shkaktuara në Amerikë nga rracizmi kanë prekur  edhe të famshmit shqiptarë.

Të shumtë kanë qenë ata të cilët u solidarizuan me vdekjen e Geroge Floyd duke postuar foto të zeza në llogaritë e tyre në Instagram. Nuk kanë munguar as kritikat nga njerëzit e thjeshtë të cilët mendojnë se theksin duhet ta vënë më tepër ke ngjarjet në Shqipëri.

Duke se së fundmi kjo gjë i ka bërë përshtypje edhe Amarda Toskës.

Ami shkruan në instagramin e saj:

“Shume mire qe reagoni ndaj racizmit dhe mbani kete qendrim te drejte, por duket me teper si mode qe ju pelqen te ndiqni!

Reagoni si fillim per perdhunimet dhe vrasjet qe po ndodhin cdo dite ne vendin tone, per vendosjen e drejtesise dhe shume ceshtje te harruara etj etj.”

 

Pas postimit të saj kanë reaguar edhe të famshëm të tjerë të cilët bien dakord me ato çka thotë Amarda.