fbpx

Ambasada amerikane dhuron 60 respiratorë të rinj për Shqipërinë

Pas rritjeve të ndjeshme të rasteve me COVID-19 në vendin tonë, ambasada amerikane ka vendosur të dhurojë 60 respiratorë për sistemin tonë shëndetësor.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA-së shkruan se dorëzimi në Shqipëri i respiratorëve të prodhuar në Amerikë nga stoku i Aleancës tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj lidhjes sonë transatlantike.

“Aleatët e NATO-s qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër COVID-19. Dorëzimi i sotëm në Shqipëri i 60 respiratorëve të prodhuar në Amerikë nga stoku i Aleancës tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj lidhjes sonë transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s përballë sfidave globale”, shkruan ambasada.