fbpx

Ambasada Amerikane jep mesazhin e fortë: Nxisim me forcë distancimin social, por…

ambasada-amerikane-ne-shqiperi-1-675x450.jpg

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë një mesazh të rëndësishëm ditën e sotme ku nxit me forcë distancimin social.

Ambasada publikon disa foto në “Facebook”, ku shfaqen anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia, me kompjuterët që iu ka dhuruar OPDAT e ambasada e SHBA.

“Fotot e Ditës | Ambasada Amerikane në Tiranë nxit me forcë distancimin social por kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari. Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi prej fillimit dhe vazhdojmë të mbështesim zbatimin e saj, jo vetëm në ekspertizë ligjore por edhe në mbështetje logjistike.

Gjatë këtyre ditëve të vështira, jemi të kënaqur të shohim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia. Kompjuterët e tyre portativë ishin pjesë e një dhurimi nga zyra e OPDAT e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë! #SHBAQendronKrahShqiperise”, shkruan ambasada.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157217242600838

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303