fbpx

Ambasada Amerikane jep mesazhin e fortë: Përmbahuni nga kërcënimi

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh të rëndësishëm ditën e sotme në lidhje me politikën në vendin tonë. Në postim, kujtohet 45 vjetori i firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit duke sjellë në vëmendje një parim kryesor, i cili është: “Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës”.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

Sot, 1 gusht, ne përkujtojmë 45 vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit. Misioni Amerikan në OSBE po sjell në vëmendje 10 parimet kryesore që u përcaktuan për të udhëhequr marrëdhëniet e ardhshme midis shteteve dhe qytetarëve të tyre. 10 parime për promovimin e paqes dhe sigurisë. Parimi i sotëm 2: Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës.