fbpx

Ambasada e SHBA bëri thirrje të ndjekim emisionin, ZBULOHEN investigimet (VIDEO)

Ambasada Amerikane në Tiranë bëri thirrje mëngjesin e sotëm, që të ndiqej emisioni investigativ “31 Minuta”, me tre tema të veçanta: Konçesionet, lejet e ndërtimit dhe ligji i bilbilfryrësve.

Tema e parë, ajo e konçesioneve, ka nisur me kontratën e firmosur nga qeveria Berisha në vitin 2013, për rivënien në punë të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Cërrik.
“Kemi dëgjuar, kemi debatuar, jemi ndarë në pro dhe kundër koncesioneve, për një mijë e një arsye, por historia që do të sjellim në 31 Minuta ua kalon shumë prej arsyeve, edhe atyre ligjore. Në fundin e saj, qeveria Berisha në vitin 2013 firmosi dhënien me koncesion të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Cërrik. Biznesi qe mori përsipër koncesionin u angazhua të investonte 48 milionë euro për të risjellë në jetë një uzinë të vjetër në teknologji. 6 vjet me pas uzina, sipas kontratës, uzina duhej të ishte duke dhënë frytet e investimit. Në fakt, në vendin ku ajo shtrihej sot ka mbetur vetëm gërmadha e një oxhaku që të kujton se dikur ekzistonte. Kompania që fitoi koncesionin e ka shitur të terën për skrap.”

Koncesioni për Uzinën e Naftës në Cërrik, kompania e shiti për skrap!

Kemi dëgjuar, kemi debatuar, jemi ndarë në pro dhe kundër koncesioneve, për një mijë e një arsye, por historia që do të sjellim në 31 Minuta ua kalon shumë prej arsyeve, edhe atyre ligjore. Në fundin e saj, qeveria Berisha në vitin 2013 firmosi dhënien me koncesion të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Cërrik. Biznesi qe mori përsipër koncesionin u angazhua të investonte 48 milionë euro për të risjellë në jetë një uzinë të vjetër në teknologji. 6 vjet me pas uzina, sipas kontratës, uzina duhej të ishte duke dhënë frytet e investimit. Në fakt, në vendin ku ajo shtrihej sot ka mbetur vetëm gërmadha e një oxhaku që të kujton se dikur ekzistonte. Kompania që fitoi koncesionin e ka shitur të terën për skrap.

Geplaatst door 31 Minuta op Woensdag 8 januari 2020

Tema e dytë trajton babëzin me lejet e ndërtimit, kryesisht në bregdetin e Durrësit dhe të Golemit, aty ku tani ka më shumë hotele sesa rërë, pas tërmetit të 26 nëntorit.
“Tërmeti i 26 nëntorit nxori në vëmendje babëzinë e ndërtimeve në bregdetin e Durrësit dhe atyre të Golemit, aty ku tani ka më shumë hotele sesa rërë. Por nëse kjo zonë vështirë se disiplinohet më nga pikëpamja urbane dhe dëmi që i kemi bërë natyrës është gati i parikuperueshëm, një tjetër bukuri natyrore siç është Shëngjini ka pasur të gjitha shanset të mos degradoje si Durrësi. Themi ka pasur sepse tani mes ndërtimeve dhe erozionit, edhe Shëngjini rrezikon te mbetet pjese e historisë në foto.”

Lejet e ndërtimit, dëmi që po i bëhet bregdetit në Shëngjin

Tërmeti i 26 nëntorit nxori në vëmendje babëzinë e ndërtimeve në bregdetin e Durrësit dhe atyre të Golemit, aty ku tani ka më shumë hotele sesa rërë. Por nëse kjo zonë vështirë se disiplinohet më nga pikëpamja urbane dhe dëmi që i kemi bërë natyrës është gati i parikuperueshëm, një tjetër bukuri natyrore siç është Shëngjini ka pasur të gjitha shanset të mos degradoje si Durrësi. Themi ka pasur sepse tani mes ndërtimeve dhe erozionit, edhe Shëngjini rrezikon te mbetet pjese e historisë në foto.

Geplaatst door 31 Minuta op Woensdag 8 januari 2020

Ndërsa, tema e tretë trajton dështimin e ashtuquajtur të ligjit të bilbilfryrësve.
“U trumpetua se do të sillte një hov te ri në luftën kundër korrupsionit, sidomos sa i përket atij në administratën publike. Tre vjet pas miratimit dhe hyrjes ne fuqi, ligji i ashtuquajtur i bilbilfryresve ka dështuar. Ne tre vjet ka pasur vetëm një denoncim te një rasti korrupsioni, ndërkohë qe njerëzit duket se nuk kane besim te shteti, pavarësisht garancive ligjore qe jep ligji.”

Ligji i bilbilfryrësve

U trumpetua se do të sillte një hov te ri në luftën kundër korrupsionit, sidomos sa i përket atij në administratën publike. Tre vjet pas miratimit dhe hyrjes ne fuqi, ligji i ashtuquajtur i bilbilfryresve ka dështuar. Ne tre vjet ka pasur vetëm një denoncim te një rasti korrupsioni, ndërkohë qe njerëzit duket se nuk kane besim te shteti, pavarësisht garancive ligjore qe jep ligji.

Geplaatst door 31 Minuta op Woensdag 8 januari 2020

Ky emision është prodhuar nga  RTSH dhe Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA, Ambasadës Hollandeze dhe Ambasadës Zviceriane.