Ambasada e SHBA ka një thirrje për amerikanët që vijnë në Shqipëri

Ambasada amerikane në Tiranë bën një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shtetasit që vijnë në Shqipëri për ditën e Falenderimeve.

Bëhet thirrje që ata të regjistrohen nëpërmjet programit Smart Traveler.

Festa e Falenderimeve është një ditë që kalohet me familjen! Nëse jeni nënshtetas i Shteteve të Bashkuara që po vizitoni të afërmit tuaj në Shqipëri gjatë pushimeve ose një qytetar amerikan që jeton për një kohë të gjatë në Shqipëri, sigurohuni që të regjistroheni për qëndrimin tuaj afatshkurtër ose afatgjatë nëpërmjet Programit të Regjistrimit të Smart Traveler të Departamentit të Shtetit. #PyetAnen

Lër një koment