Ambasada e SHBA në Kosovë jep detaje për takimet e Grenell në Prishtinë dhe Serbi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dhënë detaje rreth vizitës së ambasadorit Richard Grenell në Prishtinë dhe Beograd përgjatë 9 dhe 10 tetorit.

Në një njoftim për media thuhet se në Prishtinë, Grenell ka takuar presidentin Hashim Thaçi, dhe krerët e partive politike, Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Kadri Veselin e Ramush Haradinajn.

Ndërkohë përgjatë vizitës në Beograd, ka takuar presidentin serb, Aleksander Vuçiç dhe kryeministren, Ana Bernabiç.

Qëllim i kësaj vizite thuhet se është bërja bashkë e partnerëve të SHBA-së në Kosovë e Serbi për të gjetur një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon.

Në fund thuhet se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë ngushtë dhe shpejtë për të ecur drejt së ardhmes.