fbpx

Ambasada e SHBA në Tiranë jep lajmërimin e fundit, zbulohen detajet

ambasada-amerikane-ne-shqiperi-1-675x450.jpg

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një njoftim së fundmi.  Mësohet se janë dhuruar pajisje në Shqipëri për të mbështetur kapacitetin hetues të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ambasada amerikane thekson se mbështet përpjekjet e prokurorëve shqiptarë për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar më tej institucionet demokratike.

Mesazhi i ambasadës:

Prokurorët në Shqipëri janë në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikimit të narkotikëve. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikanës mbështet përpjekjet e tyre për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar më tej institucionet demokratike. Këtë javë, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockëell dhe Këshilltarja Ligjore Rezidente Michelle Lakomy diskutuan mbështetjen e SHBA me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela. Ambasada dhuroi pajisje për të mbështetur kapacitetin hetues të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të arritur këto qëllime thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë evropian.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303