Ambasada e SHBA: Nëse doni një Shqipëri më të mirë bëhuni pjesë e BKH

shba-1.jpg

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje kandidatëve të aplikojnë për t’u bërë hetues të BKH-së.

Ajo shprehet se hetuesit e BKH do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë rol kyç në drejtësinë në vend.

“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent dhe profesional, siç e meritojnë shqiptarët.

Je pjesë e elitës që do ndihmojë në krijimin e një Shqipërie më të mirë? Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve”, thuhet në thirrjen e SHBA.

Ditën e djeshme BKH hapi garën për hetues, duke përcaktuar edhe kriteret si dhe fazat e përzgjedhjes.  BKH, e cila konsiderohet si FBI-ja shqiptare që heton për llogari të SPAK do të ketë në përbërje 60 hetues.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303