Ambasada e SHBA reagon pas vendimit të Kuvendit: Lëvizjet e nxituara dhe të njëanshme dëmtojnë institucionet publike

basa.jpg

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me shkarkimin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës ditën e djeshme.

Sipas ambasadës shkarkimet e njëanshme dhe të nxituara dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore.

“Dje, Kuvendi shkarkoi anëtarët e një bordi tjetër mbikëqyrës publik me një justifikim të pakët. Ndërsa kosovarët meritojnë përgjegjësi, shkarkimet duhet të bazohen në prova transparente ashtu si emërimet duhet të bazohen në merita. Shkarkimet e njëanshme të nxituara dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore. Reformat efektive afatgjata kërkojnë një qasje të qëllimshme, metodike duke vënë interesat e Kosovës në radhë të parë dhe politikat partiake mënjanë”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303