fbpx

Ambasada e SHBA-ve shpërndan fjalët e Kim: Mbështesim plotësisht reformën në drejtësi të Shqipërisë

170989086_10158178789430838_548274502028775199_n.jpg

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkruan se e mbështet plotësisht Reformën në Drejtësi në Shqipëri.

Në një status në profilin zyrtar në Facebook, ambasada citon fjalët e Kim, teksa shkruan se Reforma në drejtësi është mjeti i vetëm për të arritur një të ardhme më të siguritë për shqiptarët.

Statusi i plotë:
Më lejoni të jem e qartë: SH.B.A. e mbështet plotësisht reformën në drejtësi të Shqipërisë dhe aspiratat e anëtarësimit të saj në BE. Ne jemi me ju krah për krah. Unë jam angazhuar personalisht si përfaqësuese e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të bërë gjithçka që mundem për të promovuar këtë reformë si një mjet për të arritur një të ardhme më të drejtë, më demokratike dhe më të sigurt për shqiptarët. Projekti “Drejtësi për të gjithë” ka qenë njëri prej angazhimeve të shumta të SHBA-ve për të mbështetur reformën në drejtësi të Shqipërisë. Mbështetja jonë do të vazhdojë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303